Berisha me demokratët e Përmetit: Do ta hapim PD-në drejt prurjeve të reja

0
80

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Përmetit, para të cilëve u zotua për hapje të PD-së drejt prurjeve të reja.

Berisha tha se do të mbillet shpresa që është jetike për shqiptarët.

Do ta hapim PD-në drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë do mbjellim shpresën që është jetike për shqiptarët sot. Do mbjellim besimin te qytetarët shqiptarë. Ne i arrijmë qëllimet tona nëse i njohim përgjegjësitë tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë dhe i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur. Shpesh dëgjon demokrat të shprehen se këta njerëz nuk marrin vesh, se çfarë do t’u bësh ndjekin punën e tyre. Këtë duhet ta harrojmë. Këtë njerëz marrin vesh nëse dimë t’u prekim kordat e besimit të tyre”.

Ish-kryeministri paralajmëroi nisjen e protestave të mëdha në të gjithë vendin pasi sipas tij qytetarët janë të vjedhur. 

Shkruaj nje koment