Situata në PD/ Deputetja del me disa propozime për zgjidhjen e ngërçit: Të flasim me njëri-tjetrin sy më sy

0
217

Deputetja Ina Zhupa ka dalë me disa propozime për të zgjidhur ngërçin në Partinë Demokratike. Ajo iu ka bërë thirrje kolegëve që t’i përgjegjen pozitivisht propozimit të saj, që është mbledhja e përbashkët e 52 deputetëve të PD.

Zhupa thekson se ky hap është një detyrim ndaj demokratëve, edhe pse nuk mund ta zgjidhë krizën. Ajo thotë se mbledhja duhet të jetë e fokusuar vetëm te situata në PD, të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, të mos ketë limit kohor dhe të drejtohet nga deputetja me moshë më të re, që është Andia Ulliri.

“Ftoj çdo koleg deputet që ketij propozimi ti pergjigjet pa tagra të tjerë përfaqesuese, por ne tager personal dhe politik si deputet i PD per te miren e PD!

Propozoj:

1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar per ti perfaqesuar, pa asnje perjashtim!

2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetem me nje pike te rendit dites: Situata ne PD! Te degjojme njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nepermjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i perditshem i publikut qe e ndjek si telenovele!

3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambjetet e kryesise se kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne eshte e mbledhur me raste te caktuara.

4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.

Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se eshte detyrim ndaj 622187 shqiptareve dhe nje hap i pare”, shkruan Zhupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here