Miqësorja me Gjeorgjinë, Shqipëria vazhdon stërvitjen në Spanjë

0
115

Pas miqësores ndaj Spanjës, ku u mposhtëm 2-1, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. 

Kuqezinjtë e Edoardo Rejës, do të përballen me Gjeorgjinë në “Air Albania” më 29 mars, në orën 18:00. 

Kombëtarja ka qëndruar në Spanjë, aty ku vazhdojnë përgatitjet për sfidën e së martës. Pas paraqitjes pozitive ndaj Spanjës, Shqipëria do të kërkojë fitoren ndaj Gjeorgjisë.

Shkruaj nje koment