7 marsi, Rova arsimtarëve: As lulet e gjithë globit nuk mjaftojnë për Ju

0
452

Kreu i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lindita Rova, me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, ka uruar mësuesit e sistemit parauniversitar në Qarkun e Gjirokastrës. Zonja Rova, ka zgjedhur rrjetin social FCB që përmes një postimi në faqen zyrtare të DAR, të urojë mësuesit në ditën e shënuar. Gjatë javës së kaluar dhe sot, DAR Gjirokastër, ka organizuar veprimtari të shumta në kuadër të kësaj dite.

Postimi drejtoreshës së DAR Gjirokastër.

Gëzuar 7 Marsin!

Ju, që mbrujtni brezin e ri me dije dhe dashuri.
Ju, që çdo ditë e nisni me misionin e formimit të qytetarëve të së nesërmes.
Ju, që jeni pasqyra e një kombi.
Ju, adhurimi i fëmijeve tanë.
Ju, burimi i dijes, kulturës dhe respektit.

Gëzuar!

As lulet e gjithë globit nuk do të mjaftonin të përcillnim mirënjohjen dhe dashurinë e të gjithë nxënësve tuaj!

Gëzuar!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here