7 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, shqiptarja që ia kushtoi jetën të varfërve

0
94

Sot shënohen 7 gjatë vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Ajo u shenjtërua nga Papa Françesku për shërbimin dhe kontributin që dha gjatë gjithë jetës së saj ndaj të varfërve dhe sëmurëve në Kalkuta të Indisë.

Nënë Tereza është kthyer në ikonë të Kishës Katolike, për përkushtimin që tr

egoi në misionin e saj. Papa Françesku e ka ngritur lart figurën e Nënë Terezës si model për çiltërsinë me të cilën ajo i përkushtohej të varfërve.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup nga prindër shqiptarë dhe emri i saj ishte Anjezë Bojaxhi. Në vitin 1929 ajo shkoi në Indi si murgeshë e Urdhërit të Loretos.

Në vitin 1946, ajo dëgjoi një thirrje hyjnore e cila e ftoi atë ti përkushtohej të varfërve, të harruarve dhe të braktisurve.

Në vitin 1960 ajo themeloi organizatën Misionaret e Bamirësisë, i cili u kthye në një urdhër botëror për murgeshat. Ato identifikohen me veshjen e tyre të bardhë me viza blu.

Në vitin 1979, Nënë Tereza mori çmimi Nobel për Paqen. Ajo vdiq në vitin 1997, në një shtëpi të varfër në Kalkuta. Ndërsa në vitin 2003, Papa Gjon Pali II e lumturoi Nënë Terezën duke i hapur rrugën shenjtërimit të saj.

Shkruaj nje koment