Kriza ekonomike/ Deputetja demokrate: Qeveria po kopjon propozimet e PD dhe po i paraqet si të vetat

0
96

Deputetja demokrate, Sorina Koti foli për rritjen e çmimeve në vend, duke pretenduar se qeveria po “kopjon” propozimet e opozitës për të frenuar krizën dhe po i paraqet si të vetat.

Ajo tha për “Vizion Plus”, se ishte PD që propozoi më herët reduktimin e shpenzimeve të luksit dhe përdorimin e fondeve për sektorët që preken nga kriza si biznesi i vogël dhe bujqësia.

“Kam përshtypjen se qeveria po kopjon propozimet që PD ka bërë, dhe po i paraqet si propozimet e veta. Ajo që kemi kërkuar është të reduktohen shpenzimet operacionesh që ishin parashikuar për rikonstruksion godinash, shpenzime luksi, ndryshime mobilerish.

Këto i kemi quajtuar si shpenzime të tepërta në kohë krize. Paratë nga shpenzimet ekstra, qeveria t’i përdorë në ndihmë të sektorëve primarë, si bujqësia dhe bizneset. Bizneset janë të parat që do të përballen me krizën, e më pas konsumatori”, tha deputetja.

Shkruaj nje koment