Lufta dhe rritja e çmimeve, turizmi po vuan kostot dhe pasiguritë, paketat shtrenjtohen

Shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë për pushime këtë vit, ndërsa industria e turizmit pret të ulë marzhin e fitimit. Pasiguritë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe rritja e ndjeshme e kostove të transportit po jep efekte të mëdha në këtë sektor.

Sipas Besnik Vathit, kryetarit të Shoqatës së Tur Operatorëve, 2022 nisi me pritshmëri të mëdha, por po rezulton në një tjetër vit të vështirë.

Rritja e ndjeshme e kostove, që sa vjen dhe shtohet nënkupton paketa turistike më të shtrenjta.

Rritjen e çmimeve po e ndjen edhe sektori i hotelerisë në vend. Mundësia për të kompensuar kostot në faturën për net qëndrimin, janë të pakta për shkak të kontratave me çmim fiks dhe konkurrencës së fortë nga rajoni.

Në vitin 2020 pandemia pengoi industrinë e turizmit, për shkak të ndalimit të lëvizjes së lirë në shumë shtete, ndërsa vitin e shkuar ishin kërkesat si pasaportat e vaksinimit apo testet PCR që u bënë pengesë për udhëtimet. Tashmë kriza e çmimeve dhe pasiguritë e mëdha në Europë japin sinjale se industria akomoduese do të mbështetet edhe njëherë tek pushuesit vendas, ndërsa për tur operatorët nënkupton më pak xhiro.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment