SPAK firmos urdhër-arrestet/ Asnjë deputet në listë, arrestohet drejtori i Albpetrol dhe 2 nga admninistratorët e inceneratorëve

0
104

Prokuroria e Posaçme ka firmosur disa udhër-arreste për persona të përfshirë në atë që është konsideruar afera e inceneratorëve. Ende nuk dihet numri i saktë i urdhër-arresteve, por policisa ka nisur arrestimet.

Nga informacionet paraprake që qarkullojnë në media bëhet fjalë për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Një prej personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti është Florian Muça, drejtori i Albpetrolit. Ai ka qenë administrator i përgjithshëm i bashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njejtit qytet.

Ndërkohë një prej udhër-arresteve është prerë për Ariola Kodrën, administratore e inceneratorit të Tiranës si dhe për administratorin e inceneratorit të Fierit, Loran Dushën.

Nga informacionet e deritanishme, SPAK nuk ka kërkuar arretsimin e ndonjë deputeti apo ministri. Ndërkohë pritet një informacion zyrtar për këtë aksion.

Shkruaj nje koment