Lulzim Basha vazhdon takimet me demokratët edhe pas dorëheqjes

0
147

Pas dorëheqjes si Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të kryejë takime me mbështetësit e tij.

Pasditen e sotme, ai mësohet të ketë zhvilluar takim me demokratët e degës numër 2, në Tiranë.

Nga zhvillimet e ditëve të fundit, mësohet se Basha vazhdon të takohet me mbështetësit e tij me synim vijimin e tij në rrugën e politikës.

Lulzim Basha, hoqi dorë nga drejtimi i PD-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më datë 6 mars, ku shumica e deputetëve i kërkuan të mbante përgjegjësi për këtë rezultat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here