Luljeta Bozo kundër uljes së taksave, i qan hallin Ramës: Nga t’i nxjerrë shteti lekët?

0
191

Luljeta Bozo, deputetja e Partisë Socialiste është kundër uljes së taksave. E themi këtë pasi Bozo ka thënë se shteti paguan 80% të energjisë elektrike e për këtë arsye i ka qarë hallin Ramës duke theksuar se “nga t’i nxjerrë shteti këto lekë”.

E ftuar në një studio televizive Bozo është shprehur se njerëzit duhet të solidarizohen me situatën.

“Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë. Ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”-Tha Bozo .Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti?”-ka theksuar Luljeta Bozo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here