Zgjatet për 5 vite të tjera moratoriumi i gjuetisë

0
236

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për pesë vite të tjera. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë, duke vënë në dukje se ka pasur rezultate domethënëse nga ndalimi i gjuetisë në vitet e mëparshme.

Sipas ministres në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140 mijë individë të tillë. Ky census bëhet çdo vit në të njëjtën periudhë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here