Qeveria vendos zevendesimin e diteve pushim me disa te shtuna

Qeveria ka vendosur që e shtuna të jetë ditë pune, për të zëvendësuar datën 21 Mars e cila u bë pushim me vendim të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike.

Shkollat do të zëvendësojnë tre ditët e humbura të mësimit, gjatë të cilave nuk është zhvilluar mësim. Përkatësisht, do të zëvendësohen datat: 02.04.2022; 30.04.2022; 14.05.2022 dhe 28.05.2022.

VENDIMI
Dita e punës e caktuar ditë pushimi në datën 18.03.2022, vendimi nr.161,

“Për caktimin e ditës së hënë datë 21.03.2022” do të zëvendësohet në datën:
02.04.2022 (e shtunë)
-Ditët e punës të caktuara ditë pushimi (3 ditë) sipas urdhrit 18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike” do të zëvendësohen në datat:
30.04.2022 (e shtunë)
14.05.2022 (e shtunë)
28.05.2022 (e shtunë)

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment