NGA AGRON GJEKMARKAJ/ Quiz social-politik!

0
29

Zeri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokellin, vikat , mundohet, sforcohet per token betohet.

Të rrumbullta e origjinale i ka mendimet të gjitha i lidhen në stomak, disa i shkojnë lart disa i shkojnë poshtë. Ato që njerr nga goja shoqerohen me tinguj gërrrrrr gërrrrrr, mërrrrr mërrrrr, dërrrrr dërrrrr , bërrrrr bërrrrr!

Si krusma e një pistolete loder degjohet neper studio kokrrama e tij. Tund gishtin, tund koken që të ruaj të prapmen. Perpelitet zvarritet, çapitet pas Doktorit venitet !

Në emer të tij kercenon, fal dhe premton. Serviloset ndaj të madhit zymtohet pranë të voglit. . Ha presh bën pershesh. Neper poste plaket , i pacipe , zvarranik me shikimin si qukapik. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi. Me shokun Enver ka bere fotografi pas aksionit kunder objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithe jeten në parti, per vete një here u bë armik po Doktori e fali e vuri në peqi ku ai denesi si femijë. Ideolog , demokrat, intelektual, matrahul perdoret gjithmone si shul.

Shahin Kadarene pat habitur teksa spiunonte “armiqtë e Doktorit” por ai dilemen shpejt e shoi e me një stileme në shënjë qelloi. Gomari lart e me lart fluturoi. Tani sillet si triumfator, si vigan ashik qe mbush vendin me pleh organik, si rithemelues, si perbashkues !

Gjuha i thahet se kepucet e Doktori lepin po lart e me lart do e çojnë Partinë. E dikush e quan zullap, ndonjë e therret trap, kellirë në këtë rrepirë. Po ai nuk ndalet gjithmonë në pushtet rron në selamet minister e deputet plot 30 vjet. Ky është rithemeluesi, zë ndeshkuesi ky që bën tërrrr tërrrrr , dërrrrr dërrrr përrrr përrrrr !

“More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, të rëntë pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem në një kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del”.

Konica këtë pyetje do i bënte se Konica nuk e njeh Doktorin si perkufizuesin e vetem të virtyteve, si magazen e vetme të se drejtes e jo me lakeun e tij senil me të cilin po na dizenjon të ardhmen. A është gabim ? Po është po ç’ti bësh vdiq pa e njohur. A e gjeni dot kush është personazhi?

Quizi do jetë rubrika e re e kesaj kohe jallane e cila do ftojë kujtesen e lexuesit në i gjen menjehere 15 personazhet që në fokus do ketë?!! Gërr -Gërri qe i pari si më i dukshmi e lozonjari, si më i perkushtuari e ofiqari.

Shkruaj nje koment