Gjermania ndryshon qëndrim, kërkon që BE-ja të ndalojë importin e gazit rus

0
286

Ministrja gjermane e mbrojtjes tha se BE duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus, pasi forcat e Moskës u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit.

“Duhet të ketë një përgjigje. Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, tha Christine Lambrecht në një intervistë.

Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sansione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj.

Rusia furnizon 40% të nevojave të gazit të Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha mbrëmjen e djeshme se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here