Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin e Lefter Kokës

0
70

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-ministrit Lefter Koka. Ky i fundit kërkoi pak javë më parë ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë që ish-ministri i Mjedisit në kabinetin Rama është arrestuar pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ndaj Kokës rëndojnë tre akuza, ajo për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion, duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatorët.

Koka u prangos më 14 dhjetor 2021, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shkruaj nje koment