Balluku: Nuk do ketë rritje çmimesh, Fierza nuk do prodhojë energji për momentin

0
55

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se nuk ka vend për panik sa i takon çmimit të energjisë elektrike, pasi sipas saj nuk do të pësojë rritje për familjarët dhe për bizneset e vogla..

Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike 

Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe nuk do ketë rritje për konsumatorët familjarë dhe për bizneset e vogla. Në maj do të kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për ti mbrojtur ata”, shpreh Balluku.

Po ashtu, ministrja tha se bordi ka vendosur që për momentin Fierza të mos prodhojnë energji, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat, nisur nga situata hidrike që sipas saj paraqitet e qetë, prej reshjeve të fundit.

“Ka pasur një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur që përmes Komitetit të Flotave të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë duke grumbulluar të gjitha ujërat, por më shpresë që dot ë kemi një prurje të motit të lagësh. Pra reshje të tjera shiu në basenin e Fierzës dhe Kaskadën e Drinit. Deri atëherë situata është e qartë dhe e mirëmenaxhuar”, u shpreh Balluku.

Shkruaj nje koment