Legalizimi i kanabisit, ministrja: Prodhimi dhe tregtia do të jenë të kufizuara, jo përdorim masiv

0
199

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Afro 61% e shqiptarëve kanë kërkuar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi, tregoi për ABC News se prodhimi dhe tregtimi i kanabisiti do të jetë i kufizuar.

“Shembujt për këtë në Balkan janë. Ka disa shembuj. Ne nuk jemi në një rajon kur ky legalizim nuk ka ndodhur. Nuk është hera e parë që hidhet kjo ide. Edhe para një viti e gjysmë kjo çështje ka qenë e diskutuar. Ka rregullime në përdorim, tregtim, në trego. Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë, tregtojnë”, u shpreh Ekonomi.

Ekonomi ka shpjeguar edhe impaktin që do të ketë legalizimi i kanabisit në ekonomi.

“Si çdo sektor të ri në ekonomi do ketë një influencë sepse aktivizon burime që deri më tani s’kanë qenë të aktivizuara. Do aktivizojë sipërfaqe toke, fuqi punëtore, mekanikë. Kërkim  shkencor, përpunim, tregtim. Do ketë zinxhir nënsektorësh. Duke dalë sektorë të rinj ato kërkojnë të punësojnë të tjerë. Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë”, tha Ekonomi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here