Shqiptarët po mbahen “nën vëzhgim”, sa qytetarë janë përgjuar në 2021

0
240

Në vitin 2021, më shumë se 3400 qytetarë shqiptarë janë përgjuar me vendim gjykate ose urdhër prokurorie. Sipas një raporti vjetor thuhet se mesatarisht çdo ditë janë përgjuar 9 persona, por këtu nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK pasi për ta ekziston një zyrë përgjimesh tjetër. Ndërkohë këtu nuk përfshihen as përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim gjykate.Në kuadër të hetimeve nga ana e prokurorisë dhe 655 procedimeve penale janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e 640 personave. Këta persona të arrestuar falë përgjimeve akuzoheshin si të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë, kundër jetës dhe autoritetit të shtetit si dhe veprat kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, lëndë narkotike, pastrim parash dhe trafiqe të paligjshme. Vetëm gjatë vitit 2021 janë ekzekutuar 1534 vendime për përgjime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 741 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Shifra totale është në të njëjtat nivele me vitin 2020 ndërkohë që për këto raste gjatë vitit 2021 është mundësuar interceptimi për 3662 pajisje fundore në përdorim të 3412 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Sipas Prokurorisë, oficerët e sektorit të përgjimeve kanë mbajtur 14 mijë e 364 procesverbale transkriptimi të shoqëruara nga 3505 disqe ju janë hedhur bisedat e përgjuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here