Pak para se të nisin punimet e Kongresit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga selia e PS.
“MIRËMËNGJES dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Partia Socialiste sot mbledh organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale.
Ky kongres është i konceptuar si një autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevardit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ndërsa ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.