Spiropali: Luftën me kanabisin e fituam, tani do ta legalizojmë për të hapur një front të ri pune

0
49

Elisa Spiropali tha në Kongresin e PS se tani që beteja me kanabisin u fitua, do të bëhet legalizimi për përdorim mjekësor. Sipas saj ky aktivitet do të hapë fronte të reja pune. Më poshtë pjesë nga fjala e saj.

“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar dhe Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim.Për këtë shkak, e për shumë të tjera arsye, ne vëmë re që mbi 60 përqind e qytetarëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakord që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak”.“Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar, por dhe ndërkombëtar.Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni siç kemi bërë deri më sot”, tha Spiropali.

Shkruaj nje koment