Policia bën bilancin, 33 operacione dhe 181 të arrestuar në një javë

0
65

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës, ku bën me dije se brenda në një javë janë arrestuar 181 persona, 362 janë proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu shton se janë kapur 43 persona në kërkim. Vetëm një javë, uniformat blu kanë kryer 33 operacione policore.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 80 kg kanabis, heroinë, sasi kokaine, 12 automjete, 12 celularë, 6 makineri për lojëra fati, shuma të konsiderueshme parash, euro të dyshuara të falsifikuara dhe mallra kontrabandë.

Gjithashtu ka goditur raste të krimeve mjedisore, të lojërave të fatit, vjedhjes së energjisë elektrike, krimit ekonomik dhe zjarrvënies.

Policia Rrugore bën me dije se gjatë kësaj jave janë pezulluar 347 leje drejtimi, janë arrestuar 57 drejtues mjetesh dhe kanë vendosur 16.135 masa administrative.

Shkruaj nje koment