Rriten me 12.4% rastet e dhunës në familje

0
230

Dhuna në familje mbetet një fenomen që po njeh rritje ndër vite. Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm ka nxjerrë në pah se në 2021 rastet e dhunës të raportuar janë rritur me 12,4% në krahasim me vitin 2020.Numri më i lartë i procedimeve penale është regjistruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë me 29 %, por në fakt incidencë më të lartë e ka qarku i Lezhës me 88 raste dhune për 100 mijë banorë. Ky fenomen në rritje sipas qytetarëve të Lezhës ka disa faktorë, por ata janë të mendimit se dhuna nuk duhet lejuar në asnjë rast.Pas Lezhës, Vlora është qarku i dytë në vend, ku rastet e dhunës janë më të shpeshta, përkatësisht 80 denoncimi për 100 mijë banorë janë regjistruar në 2021.Dhuna në familje nuk prek vetëm gratë, por edhe burrat e fëmijët. Sipas të dhënave të prokurorisë 91,52 % e viktima janë të rritur dhe 8,48 % të mitur nën 18 vjeç.Mes te rriturve 75,48 % janë femra dhe 24,52 % janë meshkuj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here