Shqiptarëve iu kushtojnë faturat e energjisë më shtrenjtë se fqinjët, qeveria paralajmëron rritje

0
246

Qeveria paralajmëroi dy ditë më parë rritje të çmimit të energjisë për 5% të konsumatorëve, të cilët konsumojnë 25% të saj.

Të dhënat e Eurostat përpunuara nga Scan, tregojnë se pavarësisht planit të qeverisë për rritje të çmimit, Shqipëria sot është vendi i dytë me çmimin më të lartë në rajon. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e para për çmimin më të ulët të energjisë me 0.0606 euro/kah për familjet. Pas saj vjen Serbia me 0.0791 euro/kah, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Hercegovina me 0.08 euro/kwh dhe 0.0875 euro/kwh.

Shqipëria dhe Mali i Zi renditen si dy nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që faturojnë konsumatorët familjarë me 0.098 lekë/kwh, çmim ky i vlerësuar si më i shtrenjti në rajon.

Ende nuk është aplikuar një çmim i ri nga OSHEE. Fillimisht, kërkesa për rritje i paraqitet Entit Rregullator të Energjisë, i cili vlerëson nëse do të pranohet apo refuzohet kërkesa.

Aktualisht, vendi ynë sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, është prekur nga rritja dinamike e çmimeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi më parë se çmimi i faturave të energjisë nuk do të preket, për të mos rritur shpenzimet.

Por, ishte kryeministri Rama i cili gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS njoftoi se do të ketë një rritje çmimi për një pjesë konsumatorësh të cilët konsumojnë 25% të energjisë dhe nuk mund të paguajnë njësoj si kategoria e pensionistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here