Debate në mbledhjen e PD, Alibeaj: U konstatuan dy gjëra, ja si do arrihet bashkimi

0
275

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes e cila zgjati rreth 5 orë. Ai tha se gjatë mbledhjes ka pasur disa diskutime për mënyrën se si mund të bëhet bashkimi i partisë, prandaj kanë vendosur që çdo deputet ta bëjë propozimin me shkrim dhe ta dorëzojë ditën e mërkurë.

Alibeaj: Berisha erdhi si gjithmonë. Unë i thashë të njëjtat gjëra, megjithatë vura re me kënaqësi që shumica dërrmuese e kolegëve të mi, e deputetëve të PD-së konstatuan në mënyrë të qartë, të plotë disa gjëra të thjeshta të cilat shkojnë drejt lëvizjes për bashkimin. Një proces i njëanshëm i filluar dhe që ka çoroditur strukturat e PD-së nuk të çon në bashkim. Ky është konstatimi i parë. Konstatimi i dytë, bashkimi do duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët, ku gjithë anëtarësia të përfshihet dhe mos ketë përjashtime. Pothuajse të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që e ofronin pikërisht këtë gjë, në fund unë kërkova që nesër secili deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e vet. 

Votimi i riorganizimit të fillojë nga qeliza që është seksioni dhe pastaj te grup sesioni e pastaj te degët, me qëllimin e mirë që ajo që quhet strukturë e PD-së të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje.  Deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. Unë i ofrova deputetëve, dhe kështu e lamë, që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje, të mund të shkruaj, të propozojë shtjellimin dhe propozimin e vetë. Siç ishte dhe propozimi i Lefter Gështenjës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here