SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë: Të dënohet Tahiri për trafik droge

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, SPAK, ka dorëzuar sot në Gjykatën e Lartë rekursin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

SPAK kërkon dënimin e tij për akuzën e trafikut të drogës. Sipas SPAK, provohet se ish-ministri ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK.

Kujtojmë që GJKKO vendosi në muajin shkurt ta dënojë Tahirin me 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai po vuan vetëm 3 vite e 4 muaj burg.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment