S’ka marrëveshje me Shqipërinë: Britania e Madhe do të dërgojë azilkërkuesit në Ruanda

0
191

Në Tetor të vitit 2021, prestigjiozja ‘The Sun’ raportoi për një marrëveshje të mundshme mes qeverisë angleze dhe asaj shqiptare, për dërgimin e refugjatëve të paligjshëm në Shqipëri.

Sipas ‘The Sun’, asokohe zyrtarët anglezë dhe ata shqiptarë ishin në bisedime për të arritur një marrëveshje, gjë që u mohua kategorikisht nga qeveria jonë duke i quajtur lajme të rreme.

Në një artikull të ‘The Guardian’, thuhet se tashmë qeveria e Boris Johnson ka hequr dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për azilkëkuesit. Sipas artikullit, emigrantët pritet të dërgohen rreht 4.500 milje larg vendit në Ruanda.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, tha se qeveria ishte duke rihikuar mundësinë për kontrollin dhe transferimin e azilkërkuesve. Kryeministri pritet të shpallë masat duke përfshirë vendosjen e marinës në krye të operacioneve të Channel, dhe një qendër pritjeje në vend të hoteleve për të mbajtur emigrantët e jashtëligjshëm.

Marrëveshja me Ruandën, e cila thuhet se do të kushtojë fillimisht 120 milion £, pason tre vjet premtime nga Priti Patel për të transferuar përpunimin e azilit tek vendet e treta dhe dështimet për të arritur marrëveshje me Shqipërinë dhe Ganën, raporton ‘The Guardian’.

Sipas një raporti të Human Rights Ëatch të vitit 2020, të burgosurit në Ruandë vuajnë nga ndalimi arbitrar, keqtrajtimi dhe tortura në objektet zyrtare dhe jozyrtare. Yvette Cooper, sekretarja e brendshme, tha se propozimi i Ruandës ishte “i papërshtatshëm, joetik dhe zhvatës”.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, tha se po priste të shihte marrëveshjen dypalëshe, por “UNHCR nuk mbështet eksternizimin e detyrimeve të shteteve të azilit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here