Lefter Koka mohon akuzat, ofron 200 mijë euro për të dalë nga qelia

0
197

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar nga hetuesit masën “arrest shtëpie” duke ofruar garanci pasurore për “lirimin” e tij nga qelia.

Ndërsa sot ka dhënë deklarime këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvillohen për Inceneratorin e Fierit, sipas Top Channel, Koka ka ofruar në këmbim të lirimit të tij shumën prej 200 mijë eurosh, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Me këmbënguljen se kishte zbatuar ligjin dhe detyrën, ai u përgjigj gjetjeve të SPAK duke kujtuar se toka për inceneratorin nuk ishte shpronësuar si truall por si tokë are , gjithashtu ka shtuar sipas burimeve se nuk u publikua njoftimi në një vizitë ndërkombëtare për tenderin, pasi ishte ndjekur parimi i publikimit të këtij njoftimi në Ëebsite .

Edhe për pyetjen nëse kishte dijeni mbi  falsifikimin e një nënshkrimi gjatë procedurës për inceneratorin , Lefter Koka tha se një ministër nuk mund të dijë çdo gjë.

Ashtu si ish deputetin socialist , apo ish eprorin e  tij , edhe të dyshuarit e tjerë do të merren në pyetje nga një hetues i BKH, i njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here