Tkurrja e popullsisë, eksperti rendit arsyet: Tendenca e emigrimit është e lartë

Shifrat e INSTAT treguan se popullsia në Shqipëri po tkurret me ritme të shpejta, duke shënuar sërish rekord pas shtimit natyror negativ.

Drejtuesi i qendrës së studimeve sociale dhe ekonomike, Ilir Gëdeshi, tha për Euronews Albania se tkurrja e popullsisë ka ardhur si pasojë e një sërë faktorësh të cilët kanë bashkëvepruar në të njëjtën kohë.

Sipas Gëdeshit, së pari është fertiliteti në ulje. Për të qenë në ritmet e duhura, Gëdeshi tregoi se fertiliteti për grua duhet të ishte 2,1 dhe aktualisht është 1,6. Po ashtu edhe ritmet e larta të emigracionit ku në 30 vitet e fundit ka pësuar një trend rritës, kanë ndikuar në tkurrjen e ndjeshme të popullsisë.

“Para 2-3 vjetësh ne e matëm këtë fluks emigrimi të popullsisë shqiptare dhe rezultati që 52 për qind e grupmoshës 18 deri në 40 vjeç dëshironte të emigronte. Mbi 1,7 milionë shqiptarë jetojnë në Evropë dhe Amerikën e Veriut,” u shpreh Gëdeshi. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment