Ambientalisti Sazan Guri kashpallur kandidaturën për President të vendit. Lajmin e bëri me dije në një intervistë për ‘Të Paekspozuarit’, ndërsa tha se para se të merrte vendimin, ka bërë një autoportret dhe intervistë me veten.
Guri u shpreh se përpos kontributit si inxhinier në fushën e mjedisit, ai e meriton këtë post edhe për shkak se ka prejardhje bejlerësh.
Sipas tij, një president nuk varet shumë nga arsimi, por nga ADN e brendshme që i kanë lënë të parët e vet.
“Para se të merrja këtë vendim i bëra një autoportret dhe intervistë vetes, dhe këtë gjë munda ta rishikoja nga e kaluara e largët. Unë kam shumë kohë që merrem krahas profesionit si inxhinierë që krahas avokatisë mjedisore, kërkimeve dhe studimeve, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohem dhe historisë dhe kam zbuluar si nga fisi i nënës dhe babait janë fise bejlerësh që po të jenë në vende të tjera do të quheshin baron, kont etj.
Sepse ato që ata i kanë dhënë vendit janë të shumta. Është hera e parë që po bëj diçka për veten, sepse besoj se një president apo një pozicion i lartë shtetëror besoj shumë te arsyetimi i tij, jo nga arsimi, por nga ADN e brendshme që i ka lënë të parët e vet”, tha ai