Sulmet ndaj Yuri Kim/ DASH ‘shuplakë’ Berishës: Të korruptuarit do mbajnë përgjegjësi!

0
51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me sulmet ndaj ambasadores amerikane në vend, Yuri Kim, teksa dje deklaroi se ajo ka ndikuar në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Ambasadorja i është përgjigjur ditën e djeshme Berishës, duke thënë se nëse inkurajimi i Gjykatësve dhe prokurorëve për të bërë punën e tyre është ndikim, atëherë aj oe kabërë atë gjë. Kim e ka shprehur hapur qëndrimi ne saj se kryesimi i demokratëve nga një person i padëshiruar përtej oqeanit, do rezultonte në shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me selinë blu.

Po Berisha vazhdoi dhe më tej, teksa i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos  lejojë ndërhyrjet e ambasadores në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

DASH, në një reagim , shpreh se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Departamentit amerikan, ndërsa thekson se ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi .

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.”- thuhet në reagimin e DASH.

Shkruaj nje koment