Projektligji: Gjoba për punonjësit e administratës që refuzojnë të japin informacion publik

0
194

Çdo nëpunës i administratës publike, që nuk jep informacionin, në zbatim të ligjit “Për informimin publik” do të penalizohet me masë administrative, që shkon nga 50 – 300 mijë lekë.

Gjithçka përcaktohet në një projektligj të përgatitur nga zyra e Komisionerit për Të drejtën e Informimit, duke synuar rritjen e transparencës ndaj publikut.

Sipas legjislacionit, aktual, me gjobë dënohej vetëm koordinatori për të drejtën e  informimit, por praktika ka treguar se shkak për refuzimin e dhënies së informacionit ka qenë punonjësi i administratës.

Ndërkaq, krahas këtij drafti, 4 organizata të shoqërisë civile kanë përgatitur një sërë propozimesh shtesë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtij ligji, teksa kanë kundërshtuar disa prej propozimeve të bëra nga zyra e Komisionerit, ku një prej tyre është ulja e masës maksimale të gjobave.

Drejtori i LëvizAlbania, që organizoi forumin “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në garantimin e informacionit dhe ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve vendore në periudha krizash, e vendosi theksin te rëndësia e transparencës së institucioneve qendrore e vendore.

Sipas Dervisht, projektligji do të nxirret për konsultim publik në datën 11 prill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here