Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët ortodoksë për Pashkë

0
238

Besimtarët ortodoksë, mbrëmë kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët ortodoksë që festojnë sot Pashkët.

Rama ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto, teksa shkruan “mirëmëngjesi???? Gëzuar Pashkët Ortodokse❤️”.

Basha ka postuar një foto me vezë shumëngjyrëshe dhe uron besimtarët ortodoksë dhe familjet e tyre: “Të nderuar besimtarë ortodoksë, ju uroj nga zemra për shumë vjet Gëzuar Pashkët!  Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja”

Ish-kryeministri Berisha ka bërë urimin që mbrëmë, teksa shkruan:

Gezuar Pashket!

Te dashur miq, sonte besimtaret ortodoks shqiptar kremtojne ngjalljen e Krishtit Mbret si ngjarjen dhe mrekulline hyjnore me te madhe ne historine e krishterimit.

Ju ftoj miq, t’u urojme nga zemra atyre por dhe te gjithe besimtareve te Zotit; Gezuar Pashken, diten e ngjalljes te Hyjit, Jezusit Mbret, diten e shpreses se pashuar dhe perjetesise. Gezuar! sb

Njëjtë dhe Meta, urimin për besimitarët ortodoksë e ka bërë mbrëmë:

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!
Më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!
Drita që kurrë nuk perëndon le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë.
Ngjallja e Krishtit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i së mirës ndaj së keqes dhe i dashurisë mbi urrejtjen.
Vetëm me dashurinë brenda dhe përreth nesh dhe me shpresën e madhe, që na jep besimi i palëkundur në Zot, ne do të mund të hapim çdo derë, të rrëzojmë çdo mur, të mposhtim padrejtësitë e arrogancën dhe të kapërcejmë çdo vështirësi.
Të ndjekim shembullin e jetës dhe veprës së Krishtit, që na mëson se pavarësisht sakrificave që kërkohen, fuqia e dashurisë dhe e shpresës ka një energji që nuk mund të ndalet dhe as të shpërbëhet.
Të mos harrojmë se vetë Biri i Perëndisë u përplas me djallëzitë, padrejtësitë, intrigat, pabesitë dhe tradhëtinë, me armiqësinë, gënjeshtrat dhe urrejtjet, por na dëshmoi se sa do të pathyeshme të duken, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë të mirën ta mposhtë të keqen.
Siç na mëson edhe Ungjilli i Shenjtë: “Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”.
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here