Çmimet ndryshojnë me 5,7 % në mars, rritjen më të madhe e shënon “transporti”

0
66

Ndryshimi vjetor i çmimeve në muajin mars është 5,7 %. Rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar “Transporti” me 12,8 %.

Pas tij, renditen produktet e shportës me 9,3 %, dhe më pas pijet alkoolike, qeratë, faturat e energjisë, etj, sipas INSTAT.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2 %. Rritja e çmimeve ka përfshirë prej disa muajsh vendin.

Kriza nisi para luftës në Ukrainë, por edhe kjo e fundit e ka rritur më tej nivelin e çmimeve. Tashmë vendi po përballet edhe me krizën energjitike.

Shkruaj nje koment