Berisha e ktheu parlamentin ne “One man show”, ja pse konfliktet e opozites i leverdisin Rames

0
208

Nga Ergys Mertiri

Parlamenti ka qene vazhdimisht nje skene shfaqjesh te shemtuara, por ka kohe qe diçka ka ndryshuar. Prej javesht tashme spektakli eshte bere “one man show”, ku ne qender eshte Sali Berisha. Seancë pas seance ai po perpiqet çdo here te prodhoje lajm, qofte me incidente te tilla si ky me Alibeajn, qofte me reagime ne grup apo zaptime te foltores vend e pa vend. Duket qarte qe ai nuk eshte komod ne ate salle dhe, i detyruar nga halli, po perpiqet te sajoje situata ku ai te mund te shfaqet si protagonist.

Ne mungese te nje beteje te vertete me qeverine ai perpiqet te simuloje ngjarje konfliktuale ne parlament. Ai kerkon te shfaqet si nje kalores qe po kacafytet dhembe per dhembe me kundershtarin, per te ngjallur sadopak besim tek ndjekesit e tij te verber, por kjo vetem sa e ben te duket edhe me keq ne syte e nje publiku me te gjere. Gjithçka vetem se ekspozon gjithnje e me qarte faktin qe ai nuk ka nje beteje me qeverine, por me fatin e tij tragjik te cilin nuk ka kuraje ta pranoje.

Edi Rama po shfrytezon gjithcka ne menyre mjeshterore per diversion. Nga njera ane ai po e masakron mizorisht Berishen me retorike nekrofilike, ku riperserit pareshtur refrenin e vdekjes, nga ana tjeter, i hedh atij nje gomardare per te mos e lene te mbytet ne perroin qe e ka marre me vete.

Duke i folur pafundesisht per vdekjen, arkivolet, varret, kufomat, kuterbimet mortore, raportin e dhimbshem me te gjallet, ai eshte shnderruar ne nje makth per Berishen, pasi po i thote nje te vertete te hidhur. Por nderkohe, vete te folurit per te, fakti qe e ben objekt qendror te retorikes se tij, e mban ate ne jete. Vete Berisha po e perdor kete situate per t’iu thene te veteve se ai, dhe jo Alibeaj, po sulmohet nga Rama, çfare do te thote, – sipas nje logjike militante, – se armiku i Rames eshte vetem ai.

Rames ne fakt i duhet Berisha, qofte si nje objekt per te larguar vemendjen nga problemet reale te qeverisjes se tij, qofte edhe si alibi per te justifikuar qendrimin e tij ne pushtet. Ai e ka te qarte se avantazhi i tij i vetem eshte degradimi i opozites ne situaten ku ndodhet. Per kete arsye ai kujdeset te kontribuoje qe konflikti ne PD te zgjase sa me shume e qe Berisha te mbijetoje sa me gjate.

Ne te vertete, Berisha as qe e ka sot mundesine te kete nje duel me Ramen, ndonese perpiqet me çdo kusht ta arrije. Rama nuk ia jep kete shans, ndaj dhe te vetmet duele qe ai arrin ne parlament jane ato me Ballen, Spiropalin, apo edhe Lindita Nikollen, qe i mbyll mikrofonin kur mban fjalime politike ndersa merr fjalen per procedure. Kjo e ka futur ate ne nje gjendje te deshperuar, prej te ciles kerkon te dale duke prodhuar tensione te trukuara ne salle.

Skena te krijon nje shembelltyre qe te shpie ne antikitet. Ne betejen e tij te fundit perballe Romes, Spartaku rrekej deshperimisht ti avitej prapavijes se legjioneve armike per te arritur nje duel me Crassus-in, te pakten per tu vrare nga shpata e nje gjenerali. Por, siç shkruan Kamyja, ushtria romake ishte e organizuar dhe ai nuk i afrohej dot. Fati i tij ishte percaktuar te vdiste nga shpata e nje ushtari te thjeshte nga Pompei.

Berisha e ka te parashkruar fundin e tij politik dhe mospranimi i ketij realiteti vetem sa demton opoziten duke shkaterruar çdo mundesi per tu ringritur. Ne tragjizmin e tij, ai po sherben vetem si nje fat i rene nga qielli per nje qeveri te degraduar si kjo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here