Te jesh kunder SHBA nuk eshte blasfemi

0
167

Nga Red Varaku

Antiamerikanizëm është të punosh hapur apo fshehtas kundër një agjende te caktuar Amerikane, agjendë që përfaqësohet nga zyrtarët federalë të SHBA-ve duke filluar nga Presidenti, Sekretari i Shtetit, Ambasadori, Zv.Ambasadori, e kështu me radhë.

Kaq është kjo punë! Të tjerat janë patate me rigon!

Me këtë agjendë mund edhe të mos jesh dakort, mund të protestosh kundër saj dhe kjo është krejt normale, madje është shumë e shëndetshme, fundja kjo është e bukura e pluralizmit dhe demokracisë.

Por, të ndërmarrësh akte dhe veprime konkrete për të penguar këtë agjendë me justifikimin që “ qëndrimet e përfaqësuesve zyrtarë Amerikanë nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Amerikës ”, kjo do të thotë që ti po punon hapur kundër kësaj agjende.

Të punosh hapur kundër zbatimit të kësaj agjende do të thotë të punosh hapur kundër Amerikës dhe interesave të saj. Kjo është kështu dhe kush e shikon ndryshe ose është naiv, ose po shtiret ose po gënjen veten.

Me këtë nuk po them që SHBA-të janë të pagabueshme dhe nuk po them që të jesh kundër tyre është blasfemi. Perkundrazi, ato gabojnë dhe nuk e kanë bërë pak gjatë gjithë historisë që kanë qenë në krye të punëve të botës, dhe kjo që po ndodh në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor mund të jetë “ një gabim i madh” siç ka qenë lufta në Vietnam apo pushtimi i Irakut dhe i Afganistanit, për të cilët më pas nuk pati asnjë provë që kishin bashkëpunuar me terroristet.

Ama, që të jemi korrektë, ne nuk kemi pse gënjejmë veten dhe të shtiremi sikur “Amerika e vërtetë nuk na i dikërka këto punë”, sepse në rastin tonë po na del që Amerika jo vetëm i di, por ka një plan të madh për eliminimin e elitave të korruptuara në Ballkanin Perëndimor, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA dhe për të eliminimin e të cilëve ka edhe një urdhër të Presidentit Amerikan.

Pra, nuk duhet të kemi komplekse në qëndrimet tona dhe nuk kemi pse presim që ato të na i pëlqejnë Amerikës, kur ne besojmë që ato janë qëndrime të drejta siç është asgjësimi i demokracisë dhe rreziku i instalimit të një autokracie në vendin tonë.

Nëse një qëndrim është i drejtë, por shkon kundër agjendës dhe interesave të SHBA, kjo nuk duhet të na pengojë që ta themi me zë të lartë atë që mendojmë, siç kanë bërë dhe e kanë thënë edhe fqinjët tanë sllavë, të cilët i kanë shpallur Amerikën dhe NATO-n si terroriste, për shkak të agjendës së këtyre të fundit si një agjendë hapur antisllave dhe hapur proshqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here