71 milionë euro për bujqësin ,shumë pak fermerë plotësojnë kriteret ,ku shkojnë paratë?

Ministria e Bujqësisë ka çelur thirrjen e radhës për të gjithë fermerët për të përfituar nga fondet e programit IPARD të Bashkimit Europian.
Janë 71 milionë euro që janë planifikuar të akordohen në periudhën nga viti 2014 deri më 2020. Deri më tani, një pjesë e këtyre fondeve janë djegur, për shkak të mos plotësimit të kritereve nga aplikantët. Sipas ekspertëve problemet e pronësisë apo mos pajisja me leje ndërtimi kanë pezulluar aplikantët .Por në këtë mënyrë fermerët shqiptarë kanë përfituar shumë pak nga ajo çka u është premtuar ,si rrjedhojë fermerët e kanë të vështirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre .

Përfitues të fondeve të programit IPARD, ku 75% jepen nga Bashkimi Europian dhe 25% nga qeveria shqiptare janë të gjithë operatorët në prodhimin dhe përpunimin e qumështit, mishit, fruta perimeve, vreshtarisë, bimëve aromatike e mjekësore apo turizmit rural.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment