Nga Nebil Cika/ Rezoluta për Srebenicën , çdo popull e meriton qeverisjen që ka

Nga Nebil Cika

Nuk kam pritur e nuk kam besuar kurrë që komunistët shqiptarë dhe pasardhësit e tyre , vasalë historik e aktual, të serbëve do të votonin një rezolutë që dënon gjenocidin serb, kudo që ka ndodhur ai.
Por Shqipëria e ka pasur mundësinë ta miratojë Rezolutën për Srebenicën kur me pushtet nuk ka qenë PS . BE e ja miratuar këtë rezolutë në maj të vitit 2009 dhe ka ftuar edhe vendet e tjera,anëtare apo jo të sajë, ta bëjnë një gjë të tillë .
Atherë Sali Berisha dhe Ilir Meta, që sot me hipokrizi, po reagojnë me forcë ndaj atyre që votuan kundër rezolutës i kishin për 4 vjet të gjitha mundësitë ta bënin një gjë të tille vetë, me votat e mjaftueshme në Kuvend për ta miratuar por nuk e bënë.
Propozimi i kësaj rezolute ,sot pas 13 vitesh është një provokim hipokrit, jo për komunistet në pushtet,por për Shqipërinë dhe veçanërisht për viktimat shqiptare të gjenocidit serb . Bota nuk ka asnjë dijeni për intrigat dhe luftën politike në Shqipëri por ka shënuar dhe do të mbaje mend që Shqipëria, viktima me e madhe e gjenocidit serb ne histori, refuzoi ta dënojë këtë gjenocid.
Një njollë historike e turpshme dhe tërsisht antishqiptare. Berisha e ka ditur shumë mirë që mazhoranca komuniste nuk do ta kalonte këtë rezolutë, ka ditur gjithashtu edhe efektet negative të mos miratimit të sajë. E megjithatë e çoi në parlament duke llogaritur vetëm përfitimet politike personale nga JO-ja e tyre. Mendoj se të dy palët janë përgjegjës një lloj për këtë akt antishqiptar e antihuman.
Kartoni i kuq i Ramës ndaj provokimit hipokrit të Berishës shënuan, jo për herë të parë, një njollë e zezë në historinë tonë kombëtare . Propozimi dhe mos miratimi i rezolutës është një akt ,jo vetëm kundër viktimave të Srebenicës e Bosnjës por më shumë kundër viktimave të gjenocidit historik serb në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare .
Më mirë ta kishin lënë në heshtje siç kishin bërë nga 1999 deri dje se sa ndërmorën një iniciativë duke dëshmuar para gjithë botës turpin e radhës në histori.
Ata, siç kanë dëshmuar shumë herë, nuk e njohin fare ndjenjën e turpit dhe pergjegjesinë ndaj kombit por shqiptarët e tjerë, të ndershëm e patriotë, nuk ua kanë borxh këtë baltë të pa merituar e të pa nevojshme në fytyrën e historinë e kombit tonë .
Kjo nuk na le jashtë përgjegjësisë edhe ne si qytetarë po të pranojmë faktin se : Çdo popull e meriton qeverisjen që ka !
n.ç

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment