8 dhjetor 1990/Kurrë më Komunizëm!

Nga Jonida Qirko

Data shënonte 8 dhjetor , ishte viti 1990..
Një vit i ashpër , i mbushur me mllefin e viteve më parë të padrejtësive të një pushteti që përbuzte këdo, përdorte ,shfrytëzonte dhe më pas i hidhte tej frymorë që vetëm të gjallë nuk ishin por vegla të një pushteti autoritar..Viti ku skamja kishte arritur aty ku nuk mbante më ,kur një komb i tërë vuante për bukën e gojës ku marrëzin e njërit duhet ta vuanin të gjithë e në mos ishin ” të çmendur” do çmendeshin fatkeqësisht.Studentët e atij dhjetori morën guximin të ndalnin marrëzin e kohës pa pretenduar shumë ,pa ditur se emrat e tyre do shënoheshin në historinë e Shqipërisë..

Plot 29 vite më parë, Shqipëria ishte zhytur në terrin e diktaturës ,e izoluar , e nëpërkëmbur ku zija e urisë kishte pllakosur vendin.Dyqanet ishin boshatisur për shkak të mungesës së prodhimit të brendshëm ,familjet mernin ushqim me tollona ku nuk mund të merrnin më shumë se një pako 200 gramëshe gjalp në javë e të tjerë. Radhët ishin të gjata aq sa s kishin mbarim ,radhë për ushqime ku nëna me fëmi në gji detyroheshin ti lënin bijtë e tyre edhe pa ngrënë pasi ushqimet mbaroheshin .Durimi ishte sosur ,populli ziente së brendshmi dhe duhej vetëm një shkëndijë që të ndizej zjarri i shpresës..
Burgjet ishin të tejmbushur me të burgosur politikë dhe numri i tyre sa vinte dhe shtohej. Diktatura po tregonte dhëmbët edhe në kufi, ku raportoheshin me dhjetëra raste të vrasjeve .Të flisje keq për diktatorin do të thoshte “vdekje” për së gjalli..
Pushteti synonte ë krijonte një situatë frike për të mbajtur nën presion popullin, përndryshe çdo tërheqje apo tolerim do të kuptohej si një dobësi e tij .Në shkollat e mesme dhe të larta u dha alternativa që çdo ditë të zhvilloheshin biseda me nxënësit, ku të flitej se Shqipëria ishte një rast i veçantë dhe nuk mund të kishte ngjashmëri as me Gjermaninë Lindore dhe as me Rumaninë, ku ishte ekzekutuar diktatori Çaushesku.Fryma e komunizmit ndihej kudo në ajër ,si një re e zezë që mbante të mbërthyer shqipërinë dhe shqiptarët..

Në një moment asfiksie totale ,qielli u ça nga retë e zeza dhe një dritëz shprese u shfaq në horizont ..Në 8 dhjetor ..në kryeqytetin e Shqipërisë, në Qytetin “Studenti”, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 45-vjeçare të komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq. Ata vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestonin kundra këtij regjimi ,fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria , kushtet e rënduara që kishin studentët në konvikte e në shkolla.. E nisën me një protestë, ngritën zërin për herë të parë , i cili buçiti aq fort sa tundi themelet e një pushteti vrastar ,të mallkuar dora e hekurt e të cilit mbante të shtrënguar të ardhmen e një kombi..I cili sërish tregoi dhëmbët duke shkaktuar një incident: policia e ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studentëve ..
Me thirrjet :”E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, protestat e të rinjve të dhjetorit spikatën kudo e u bën emblemë e demokracisë e cila do vinte më vonë .Një përfaqësi studentësh e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990, Pallatit të Brigadave ku priteshin në takim nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërise, Ramiz Alia, njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti më kyç i lëvizjes studentore. Në atë mbledhje, Ramiz Alia, duke parë që studentëve u ishin bashkangjitur tashmë dhe qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, dhe pushteti nuk kishte më fuqinë t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci, pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqipërisë.
Lëvizja Studentore Shqiptare lindi si rezultat i një serie protestash studentore e demonstratash që u përshkallëzuan në një konflikt të hapur me sistemin totalitar e partinë-shtet. Ndërmjet arritjeve të shënuara të kësaj lëvizjeje janë mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri, formulimi i qartë i kërkesave politike që sollën pluralizmin në Shqipëri, në krijimin e forcave politike opozitare që lindën më pas, organizimi i grevës së urisë, që çoi në rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shmangien e Luftës Civile në një moment shumë kritik të tranzicionit të Shqipërisë prej sistemit totalitar..

Ndërsa sot në krye të 29 viteve vendi vuan sërish për bukën e gojës,vuan për mirëqënie ,për ujë,drita,rrugë,njerëz që rrinë rrugëve pa një çati mbi kokë, fëmi që lypin që të hapin plagë në zemër,të rinj që largohen sepse vendi i tyre i mbyt me propagandë ,i shfrytëzon e i braktis ,ka dhe nga ata që i dënon ..Pse ? Sepse nuk mbështetin “atë” që thotë se gjithçka shkon mirë ..Një vend ku korrupsioni prek të madh e të vogël,ku arsimi ka degraduar ,ku bizneset i kanë vënë drynin ,ku për çdo gjë ke një taksë që ty të zhyt në varfëri ndërsa “fryn” xhepin e një oligarku,vetëm të jesh i verbër mos shikosh terrin që ka mbërthyer vendin…
Me të drejtë lind pyetja a na duh
et një dhjetor i dytë ?!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa “,kjo thirrje vazhdon të bucasë ..

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment