8 te plagosur ne dy aksidente

0
83

Një aksident i trefishtë u regjistrua në orët e para të 1 Janarit në aksin rrugor  “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

Rreth orës 10:00, 3 automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga ngjarja mbetën të lënduar 6 persona.

Policia tha në një komunikim zyrtar se ata kanë marr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë hetuesit po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Nga pamjet e sendeve personale kuptohet që në këto makina ndodheshin edhe fëmijë.

Një tjetër aksident u regjistrua në vend gjatë orëve të para të këtij viti. Në aksin Lezhë-Shkodër, dy makina u përplasën dhe si pasojë mbetën të plagosura dy shtetase.

Ato morën mjekim në spitalin e Lezhës, teksa Policia bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Shkruaj nje koment