82 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca e Britania e Madhe

0
127

82 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca e Britania e Madhe kanë mbërritur në Shqipëri.

‘Charter’ –i nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli, është ulur një ditë më parë në Aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu pasditen e 5 prillit mbërriti edhe një tjetër avion ‘Charter’ nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë.

Shkruaj nje koment