86 vjetori i lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare

0
382

Më 28 janar të vitit 1936, 86 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare.
Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Vepra e tij njihet kudo në botë i përkthyer në 45 gjuhë.
Sot në Gjirokastër është zhvilluar një aktivitet në nder të tij në bibliotekën e qytetit Apostol Meksi , ku janë interpretuar poezi dhe citime të ndryshme të autorit.
Për organizuesit një aktivitet i tillë është shumë pak nga pasuria e madhe letrare që ky kolos po lë pas. Edhe për qytetarët e Gjirokastrës krijimet e Kadares duhet te lexohen nga cdo grupmoshe pasi jane aktual kryesisht nga të rinjtë .

Shkruaj nje koment