870 KG BIMË NARKOTIKE NË NJË FERMË NË BERAT/ GJYKATA LË NË BURG NËNTË BURRA DHE DY GRA

0
141

Gjykata e Beratit ka vendosur sot të lërë në burg 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave me kanabis në Berat.
11 të arrestuarit kanë dalë sot në Gjykatën e Beratit për masën e sigurisë.
Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar arrest me burg dhe gjyqtari Pëllumb Zaimi ka vendosur të pranojë kërkesë, me akuzën- prodhim dhe shitje të lendëve narkotike dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake, ndërkohë që ka rënë akuza- grup i strukturuar kriminal.
Raportohet se familja Mema ishte në rolin e organizatoreve, nena babai, djali dhe vajza, nga Kamza. Rekutonin punetoret dhe i sillinin ne seren e kanabisit.
Dy nga gratë mes 11 të arrestuarve kishin rekrutuar 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.
Shumica e të ndaluarve nga policia të përfshirë në kultivimin e kanabisit ishin nga zonat Nikël, Burrel, Kamëz, Fushë Krujë, Shkodër dhe Lezhë.
Avokati Romario Memiaj, ka kërkuar masën e hetimit në gjendje të lirë, por nuk u pranua nga prokuroria.
Në sallën e gjyqit të arrestuarit kanë thënë që ishin thjesht punëtor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here