9 tërmetet e forta që kanë goditur Shqipërinë dy vitet e fundit

0
142

Nëntëtërmete të forta kanë goditur Shqipërinë gjatë dy viteve të fundit. 6 prej të cilave vetëm brenda vitit 2019.
Lëkundjet e forta të tokës, që u regjistruan më 26 nëntor, kanë shkaktuar 51 viktima, qindra të plagosur, dhe mijëra banesa të shkatërruara në të gjithë vendin.
Më poshtë rënditja që ka bërë exit.al
Në vitet 2017-2018 tre tërmete të magnitudës mbi 5
Më 7 prill 2017 tërmeti me magnitudë 5.1 goditi Kurbneshin e Mirditës. Tërmeti nuk shkaktoi dëme. Pas tij, për vitin 2017 nuk pati tërmete të forta dhe përgjithësisht nuk pati as raportime për dëmtime. Por situata ndryshoi në vitin 2018, gjatë së cilit ka pasur dy raste të ngjashme me tërmete mbi magnitudën 5, por që ishin më të forta për nga intensiteti.
Më 4 korrik në Kepin e Rodonit u shënua tërmeti me magnitudë 5.1. Lëkundjet u ndjenë të forta në Durrës, Tiranë dhe rrethina. Pasgoditjet ishin me qindra, për gjithë muajin ndodhën 930 lëkundje. Më 11 gusht Bulqiza u godit nga një tërmet i ngjashëm me magnitudë 5.1, i cili dëmtoi 67 banesa. Pasgoditjet ishin me dhjetëra.
Gjashtë tërmete shumë të forta goditën vendin në 2019-ën
Tërmeti i parë i fortë u regjistrua më 4 janar në Himarë me magnitudë 4.8. Në qershor në Korçë u regjistruan mbi 100 tërmete. Tërmeti 1 qershorit me magnitudë 5.3 në Floq dhe rrethinat e tjera ishte më i forti. Tërmeti shkaktoi 4 të lënduar dhe mbi 100 banesa të dëmtuara. Prej qershorit, lëkundjet vazhduan edhe muajt në vazhdim. Në 31 korrik, fshati Dardhë i Korcës u gosit nga tërmeti me magnitudë 4.7 . Ai u shoqërua me rreth 90 pasgoditje.
Më 21 shtator vendin u godit nga një tërmeti me magnitudë 5.8, me epiqendër në Durrës. Ai shkaktoi 60 persona të lënduar dhe qindra banesa të dëmtuara.
Në total pati 120 lëkundje, mbi 50 prej tyre ishin të ndjeshme.
Në nëntor , në Miras të Korcës ra tërmet me magnitudë 5.2 . Lëkundjet dëmtuan dhjetra banesa dhe rikthyen frikën në fshatrat e tjera të cilat nuk e kishin marrë veten nga tërmetet e verës.
Më 26 nëntor dy tërmete me magnitudë 6.4 dhe 6.4 tronditën Durrësin, Tiranën, dhe rrethinat e tyre.
Si pasojë e termetit humben jeten 51 qytetarë, u plagosën më shumë se 750 qytetarë dhe u demtuan rreth 5000 banesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here