99 persona me Covid gjate 24 oreve

0
202

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 viktima, ndërsa në 425 teste janë konfirmuar 99 persona të infektuar me COVID-19.
Viktimat janë një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec
Ministria deklaron se situata paraqitet serioze në spitalin infektiv. Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)
Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610
Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 24
Gjirokastër 21

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here