A di gjermanisht mo?

Nga Artan Fuga

Nuk e di çfarë kishte Qenan K. dje më thoshte : Ore kupton gjermanisht ti?

Cfarë thua mo – ia prita!

Ore shqip po të flas : A kupton gjermanisht?

Ke ikur nga fiqiri ! – nuk m’u durua.

Ore a merr vesh shqip çfarë po të them?

Shqip po ta them: A kupton gjermanisht o budalla apo jo!

Ky ka luajtur nga mendtë, mendova, do të ketë pësuar shok psiqik pas-tërmetor, dhe vazhdova rrugën time duke menduar për 900 detyrat që na lanë deputetët e Bundestagut deri në mesin e tetorit!

Ka një zgjidhje mendova, ca ministra, ish ministra, ca gjoja ministra, ndonjë ish ambasador, të përfolur për korrupsion të dalin vullnetarë që t’i rrasim në burg nja dy a tri javë sa të marrim negociatat dhe pastaj e shohim punën e tyre!

Se ndryshe nuk ja dalim dot!

Uaaa, po të t’a thonë copë dhe të bësh sikur kupton vetëm turqisht!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment