A është tërhequr Qeveria nga amnistia fiskale? Përgjigjet ministri i Financave

0
117

Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë konferencës së përbashkët me shefen e misionit të FMN dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u pyet për amnistinë fiskale.

Mete nuk dha një përgjigje direkt nëse qeveria është tërhequr apo jo nga kjo nismë, por theksoi se  nuk do të ndërmarrin asnjë  masë që bie ndesh me parimet e FTFA (Task Forca për Veprimin Financiar).

Pyetje: A është tërhequr qeveria nga amnistia fiskale?

Ervin Mete: Përgjigja është që ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me parimet në këtë fushë, me rekomandimet FATF apo me praktika të ngjashme të marrë në vendet e tjera. Cdo masë është në pajtueshmëri me praktikat e tjera

Shkruaj nje koment