A ishte Franko i Spanjës fashist?

0
55

Lexoj nalt e poshtë manipulime dhe dezinformim. Franko, thonë, ishte fashist. Pa ditur gjë hiç se çfarë ishte Spanja dhe çfarë ishte vetë Franko. E thonë se ashtu ua kanë thënë. Pra bëjnë jetë papagalli; fol dikush, këta përsërit atë çfarë ka folur dikushi.

Partia e Frankos nëse mund ta quajmë kështu, ishte union partish.

Falange Española u shkri me Juntas de Ofensiva Nacional-Sindicalista. Këto formacione kishin liderë të tjerë si Onesimo Redondo, Ramiro Ledesma, Ruiz de Alda, Primo de Riviera, Raimundo Fernandez Cuesta. Pastaj u bënë me Partinë Karliste. U bë “Falange Española Tradicionalista y de las Juntas Ofendiva Nacional-Sindicalista – (FET y de las Jons).

Duhet sqaruar Partia Karliste. Kjo u quajt Partia Karliste për sepse ndiqte linjen e Don Karlos. Kjo lëvizje karliste zhvilloi shumë luftra në vitet 1800 të cilat në historinë e Spanjës njihen si “Luftrat Karliste”. Lindi dhe u udhëhoq nga Don Karlos dhe luftoi për vlerat konservatore, legjitimiste, për shkak të një devijimi që u bë me fronin e Spanjes ku u ndryshuan traditat dhe Don Karlosit iu mohua trashëgimia. Luftonte kundër republikanizmit dhe laicizmit, pro tradicionalizmit, pro kishës e vlerave të vjetra të Spanjës.

Franko i përkiste këtij grupimi. Ishte ushtarak monarkist i cili synonte rikthimim e lavdisë perandorake të Spanjës.

Fashizmi si ideologji ka si element revolucionin, jetën e re, përtej kishës dhe tradicionales, përtej monarkisë; pra është si komunizmi, janë vëllezër që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ndërsa Franko ishte e kundërta; rifuqizoi kishën e dobësuar gjatë Republikës së Dytë, mbështeti “jetën e vjetër”, pra katolicizmin dhe tradicionalen.

Falangat fashiste u përfshinë tek partia e Frankos. Partia Karliste nuk mjaftonte. Duhej edhe njëfarë gjithëpërfshirjeje për mazhorancë.

Në gjeostrategjinë e brendshme Spanja kishte probleme. Kishte dhe ka katër kombe brenda; kastiljanët, katalanasit, baskët, galicianët. Ndaj u ndoq përfshirja dhe centralizimi për të parandaluar ndërhyrjet për përçarje dhe trazira nga shtetet e tjera.

Në gjeostrategjinë e jashtme, aleanca me Italinë fashiste dhe Gjermaninë naziste nuk ishte ideologjike por, praktike dhe strategjike me interes ushtarak. Hitler e Musolini e ndihmuan Frankon në Luftën Civile, kundër lëvizjes komuniste të financuar nga Bashkimi Sovjetik. Pra i bashkoi lufta kundër të njejtës forcë. Ta quash Frankon fashist ngaqë bashkëpunoi me Hitler e Musolin është si ta quash Churchillin komunist se bashkëpunoi me Stalinin kundër Hitlerit.

Pas vitit 1959 Franko ndryshoi edhe në ekonomi. U orientua drejt liberalizimit dhe tregut. Dmth e gjithë skema u bë si gjeostrategji për të mbrojtur Spanjën dhe në momentin e parë kur u dha mundësia dhe iu dhanë Spanjës siguri, gjithçka nisi të ndryshojë. Për të na e treguar vetë se çfarë ishte, Franko përgatiti mbretin e ri të Spanjës dhe iku vetë duke rikthyer Spanjën mbretni dhe princin mbret. Fashizmi nuk lufton për mbret.

Shkruaj nje koment