A ka korrupsion dhe pastrim parash? Shefi i SPAK: Në të gjitha fushat e strukturat

0
20

Kreu i Prokurorisë së Posaçme ka folu për korrupsionin, duke pranuar se ekziston në gjithë fushat dhe strukturat, ndërsa vuri theksin te pastrimi i parave.

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, shefi i SPAK-ut u shpreh se fokusi i tyre është korrupsioni, ndërsa shtoi se për ta luftuar duhet punë e madhe koordinim i gjithanshëm.

“Nga perceptimi yne si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash.

Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithe shoqeria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.

Ne si SPAK kemi pasur prioritet te pakten pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete te numrit te denimeve qe jane rritur, e jane ne rritje ne menyre te vazhdueshme”, u shpreh Kraja.

Shkruaj nje koment