A ke konsumuar ndonjëherë drogë?/Përgjigjia epike e ish-kryeministrit Berisha

0
152

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Opinion”, ka komentuar videon e publikuar ditën e djeshme ku duket kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke pirë kokainë.
Berisha është shprehur se kjo dihej prej kohësh, prandaj edhe e ka kërkuar testin e drogës. Në vijim të bisedës, Berisha është pyetur në qoftë se vetë ish-kryeministri ka konsumuar ndonjëhere drogë.
Berisha e ka mohuar, duke dhënë një përgjigje epike se e gjen tjetërkund energjinë që ka pas kaq shumë vitesh në politikë.
“E vërteta, është kokaina ime. Pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë. Unë nuk marr asnjë në mënyrë të prerë as mjete gjumi ose qetësues.
Pse nuk marr? Përdor meditim pozitiv si kurën më të mirë dhe i’ua këshilloj të gjithëve. Ndodhë që s’më ndodh gjumi, për një arsye, kam temperaturë për një gjë tjetër. Lexoj, mund të shkoj ora 3 ose 4. Përveç se lexon çfarë do, të nesërme nuk ngrihesh hundë e buzë, ngrihesh i kënaqur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here