Abetarja e deshtimit tone kombetar

0
159

Kryeministrat shqiptarë në Shqipëri e Kosovë mburren se kanë miratuar një tekst të unifikuar të Abetares. Në fakt kjo është abetarja e dështimit tonë kombëtar. Nëse do të kishim një elitë politike normale (jo vizionare), kufiri Shqipëri-Kosovë do të ishte sot virtual. Do të kishim:

i) sistem ekonomik të unifikuar (në pikëpamje fiskale dhe administrative)

ii) sistem arsimor të unifikuar (në pikëpamje të qeverisjes, financimit dhe rekrutimit)

iii) sistem shëndetësor të unifikuar me qeverisje të unifikuar dhe një fond të përbashkët të sigurimeve shëndetësore

vi) sistem energjitik të unifikuar me sistem prodhimi (korporatë e përbashkët e prodhimit) dhe sistem transmetimi të unifikuar, i aftë për planifikim staregjik afatgjatë dhe maksimizim të asteteve enrrgjitike në dy anët e kufirit.

Nëse do të kishim bërë këto në mënyrë sistematike, me durim e urtësi:

Shqipëria e Kosova nuk do të ishin sot vendet më të varfra të Europës;

Të rinjtë e të rejat e këtij kombi nuk do të ishin duke rendur maleve e deteve të Europës në kërkim të një vendi që ju jep më shumë mundësi;

Nuk do të ishim vendi me plakjen relative më të shpejtë në Europë;

Nuk do të ishim vendi me ekonominë më të kriminalizuar në Europë;

Nuk do të ishim vendi i vetëm në Europë që nuk garanton dot ende zgjedhje të lira e të ndershme;

Nuk do të ishim vendi më i korruptuar në Europë ku barazia para ligjit është e garantuar vetëm për disa.

Ata që krenohen sot për një cop tekst të unifikuar (Sami Frashëri e hartoi alfabetaren e shqipes, vet fillikat para 150 vitesh) krenohen për turpin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here